RAPORTIM MBI FESTËN E 28 NËNTORIT NË LION
Shoq. Bashkimi Shqiptar
30 Nëntor 2010
Festa e 28 Nëntorit të shtunën e 27 nëntorit 2010 filloj me shumë të papritura edhe nëse Shoqëria ishte pregaditur për të gjitha ndodhit e mundura që mund të sjellë organizimi i Festës më të madhe e më të shenjtë Shqiptare.Edhe pse disa tentuan prapë të sabotojnë aktivitetin e Shoqërisë në ora 19H30 mbi 100 dashamirës ishin të pra-nishëm në sallë, gjysëm ore para orarit të fiksuar dhe çdo-kush ndihmonte me entuziazëm vullnetarët e Shoqërisë që përgadisnin kuzhinën për dark, instalonin tavolinat, vendosnin Flamujt gjigant (etj).
Me gjithë informacionin e gjërë dhe paralajmërimin se Shoqëria nuk do pranonte bashkatdhetarët në minutin e fundit me dhjetra dashamirës u paraqitën në momentët e fundit. Në ato momente Shoqëria ishte para një dileme të madhe por sidoqoft ishte kërkuar nga vullnetarët tanë të përgaditeshin dhjetra porcione më shumë për darkën me qëllim që të përballët çdo e papritur eventuale. Këshilli Ekzekutivë vendosi që familjët Shqiptare të mikpriteshin mbasi nuk pranonte dot kush të refuzon dashamirësit Shqiptar që me plotë entuziazëm kishin ardhur të lajmruar nga miqtë e tyre për Festën e madhe të Shqipërisë dhe Shqiptarisë së bashkuar. Vullnetarët tanë u aktivizuan së shpejti dhe për secilin u gjetën tavolinat, karrigat dhe u shërbye darka dhe pijët festive. Askush s’duhej të mbetej pa festuar në mënyrën më din-jitoze Festën Shqip-tare, kishte vendosur Shoqëria -vetëm e vetëm se Shqiptarët e meritojnë festimin dinjitoz- dhe Shqip-tarët festuan në mënyrën më dinjitoze të mundur në Lion të Francës.
Fëmijë të vegjël të cilit kishin ardhur për të vallëzuar |
Për ti argëtuar bashkatdhetarët dhe për ti njoftuar me vlerat e ndryshme muzikore dhe tradicionale Shqiptare, përderisa ata zinin vend, Shoqëria kishte përgaditur një përzgjedhje muzikash Atdhetare dhe tradicionale nga të gjitha trojët Shqiptare duke vërë një theks të veçant, këtë vit, në mu-zikat nga Camëria, muzikat Arbëreshe, ato nga Plava dhe Gucia dhe Ilirida për hir të vëllëzërve tanë Camë, të vëllëzërve nën okupim malazezë, sllavë e serbë të cilëve iu mohohën të drejtat më elementare Kombëtare dhe shoqërore.
Në ora 20H40 mbasi shumica e dashamirësve ishin vendo-sur dhe të papriturat ishin tejkaluar Arban Bislimi ndërpreu muzikën duke i ftuar dashamirësit për një çast vëmendje: “Motra e vëllezër, më lejoni në emër të Shoqërisë Bashkimi Shqiptar t’ju falenderoj dhe t’ju uroj për pjesëmarrjën në kremtimin e Festës sonë Kombëtare Shqiptare. Ju ftoj që të ngrihemi të gjithë në këmb dhe dorën në zemër të këndojm së bashku himnin kombëtar Shqiptar në nderim të ditës së Shqipërisë së bashkuar, në nderim të ditës së bashkimit të Shqiptarëve”.
Për derisa binte Himni i Flamurit, mbi 160 të pranishmit, të vegjël e të mëdhenj, këndonin një zëri Himnin Kombëtar dhe përfunduan me ovacione në nderim të Himnit Kombëtar.
Valle përderisa këndon Hajrush Shahini vullnetar nga publiku i shoqëruar nga Nexhat Hasani me muzikë |
Florin Lata në cilësin e Sëkretarit të përgjithshëm të Shoqërisë mbajti një fjalim përshëndetës në emër të Shoqërisë. Zoti Lata i informoj bashkatdhetarët rreth ak-tivitetit të Shoqërisë duke u rikujtuar se Shoqëria është një bashkim i të gjithë pjesëtarëve të komunitetit Shqiptar të Lionit duke mbledhur në gjirin e saj të gjitha forcat e gjalla të Atdheut si Studentët, si ndërmarrësit, si punëtorët, si kuadrot, si të rinjët, sikur dhe familjarët të gjithë të bashkuar me synim të përforcimit të faktorit Shqiptar në çdo vend. Zoti Lata tha se në pajtim me pla-nin gjashtëmujor të Shoqërisë janë kryer të gjitha procedurat administrative dhe Shoqëria ka përfunduar strukturimin e saj të brendshëm duke qenë një shembull bashkëpunimi, një shembull transparence mbi aktivitetët, synimët, vendimarrjës por edhe komptabilitetit të saj mbasi çdo anëtar ka qasje në dokumentët e Shoqërisë në çdo moment. Brenda një periudhe gjashtë mujore Shoqëria ka arritur të gjitha synimët duke arritur edhe gjetjën lokalëve për mbajtjën e mësimit në gjuhën Shqipe dhe ndihmën fëmijëve për ti kryer detyrat në ambientët shumë moderne të universitetit ndërkombëtar profesional të Lionit. Shoqëria ka arritur, të mbledh për të kryer këtë mision ven-dimtar, për të ardhmën e komunitetit Shqiptar në përg-jithësi dhe fëmijëve tanë në veçanti një staf shumë të kuali-fikuar mbasi kemi sot dhjet magjistra të Lionit dhe studenta që kanë ardhur nga Atdheu për të mësuar fëmijët sikur para-qitën vullnetar ar-simtar rregullisht tani. Florin Lata përshëndeti të pranishmit duke i dhënë fjalën Labinot Bislimit i cili mbajti një fjalim përshëndetës në emër të Shoqërisë në cilësin e Kryetarit të saj.
Rapsodi Avni Gjocaj dhe muzikanti i mirënjohur Nexhat Hasani |
Zoti Labinot Bislimi tha se nuk do mbaj leksione të gjata mbi historinë e 28 Nëntorit pasi që nuk ka më bashkatdhe-tar që nuk ka ndëgjuar për historinë e Plakut Ismail Qemalit i cili në Vlorë ngriti Flamurin Kombëtar me 28 Nëntor 1912 duke shpallur Pavarësinë e të gjithë Shqipërisë natyrale. Nga fjalimi i Labinot Bislimit duhët veçuar këtë dekla-ratë: “Festa e 28 Nëntorit nuk është vetëm një përkujtim i ngritjës së Flamurit. Pra nuk është vetëm një vështrim re-trospektivë i një akti madhështor në Historinë Shqiptare. 28 Nëntori është, për më tepër, një thirrje e përhershme e të tashmës që është shëndërruar në kultin që simbolizon bashkimin shqiptar. Është ftesa e përhershme e të parëve tanë për të realizuar amanetin e tyre që rrjedh në gjakun tonë. Për më shumë, është edhe vizioni shqiptar sepse vetëm të bashkuar dhe të organizuar mund të ngrihemi dhe të realizojm ëndërrën e atyre që dhanë kaq shumë për këtë Flamur".
Mbas këtyre fjalimëve të shkurtëra bashkatdhetarët darkuan të gjithë së bashku në tavolinat e veshura me mbulesa kuq e zi. Darka dhe shërbimi qenë të përgaditur mrekullueshëm dhe, pa dyshim, se meri-ta të veçanta për këtë kanë dhjetëra vullnetarët e talen-tuar që përgaditën darkën dhe e shër-byen atë. Komuniteti Shqiptar pa dyshim se iu është shumë mirënjohës. Darkën e shoqëronte një muzikë e lehtë varieteti arbëresh, Camë, këng të lehta nga Vaçe Zela, nga Jugu, nga Veriu dhe gjithandej Shqipërisë sonë.
Mbas orë 21H30 musafirët kishin mbaruar darkën dhe bise-donin me një got verë në dorë, në sken u ftua rapsodi Avni Gjocaj nga Juniku për të kënduar disa këng tradicionale me çifteli. Të pranishmit mbetën vërtet të mahnitur nga talenti i pashfaqur për publikun e gjërë deri tani i këtij artisti i cili vërtet kënaqi audiencën me këngët të cilat i këndoj për mrekulli.
Disa nga anëtarët e Kryesisë dhe aktivistët e shoqërisë. Me kapuq të bardhë drejtori për Komunikim i Shoqërisë Arsim Thaqi, me çifteli Lavdosh Jaupaj dhe shumë dashamirës tjerë. |
Mbas kësaj pike muzikore tradicionale, muzikanti dhe ve-primtari i mirënjohur Nexhat Hasani nga fshati Beguncë i Vitisë, i cili gjithmon vullnetarisht ka argëtuar Shqiptarët në çdo 28 Nëntor në Lion, argëtoj edhe këtë herë dashamirësit duke vërë talentin e tij në shërbimin e komunitetit. Së shpejti salla u pushtua nga një atmosfere festive e paparë dhe Shqiptarët ngrehnin valle dhe në çdo castë rritej numri i pjesëmarrësve në të sa që dikur më shumë se gjysma e pjesëmarrësve merrnin pjesë në valle, të rinjë e më të vjetër. Nga publiku dolën edhe disa dashamirës të cilët sprovuan talentin e tyre duke kënduar këng popullore në harmoni të plotë me muzikantin i cili i shoqëronte në mënyrë shumë të qëlluar edhe në kushte të improvizuara. Falemderojm, me këtë rast, edhe Hajrush Shahinin i cili këndoj mrekullueshëm këng vallësh në mbrëmje.Vallëzimet vazhduan deri në orën 23H50 kur rapsodi Avni Gjocaj shoqëroj pushimin e dashamirësve të lodhur nga vallëzimi me këngën popullore të Dervish Shaqës “Kënga e Rexhës”.
Në ora 23H58 muzika prapë pushoj dhe Zoti Arban Bislimi morri mikrofonin duke ftuar dashamirësit të ngrihën në këmb edhe njëher në nderim të Ditës së 28 Nëntorit mbasi Dita e madhe në pak çaste do vinte. Të gjithë dashamirësit u ngritën prapë në këmb dhe dorën në zemër kënduan Him-nin Kombëtar Shqiptar në nderim të ditës së madhe që vinte. “Të nderuar bashkatdhetar, Në emër të Shoqërisë më lejoheni t’ju uroj edhe njëherë këtë ditë të madhe të Kombit Shqiptar, këtë ditë të bashkimit të Shqiptarëve. Të gjithë bashkatdhetarët që duan të vazhdojnë mund të vazhdojnë për sa kohë të jetë disponimi dhe gëzimi për të festuar, ju falenderojmë pa masë për pjesëmarrjën tuaj dhe kontribu-tin tuaj që kjo mbrëmje të festohët madhërishëm dhe me dinjitet sikur e meriton dhe sikur e meritojm ne Shqiptarët. Një falemderim të veçantë Shoqëria u bënë dhjetëra vull-netarëve të cilët fal punës së tyre në kuzhinë, në shërbim, në përkujdesje por edhe në argëtim siç është rasti i të nderuarit Nexhat Hasani dhe Avni Gjocajt kanë bërë që Shqiptarët të kalojnë një mbrëmje shumë dinjitoze në këtë Festë me të cilën Shqiptarët tregojnë përkushtimin për të realizuar barrën që u ka ngarkuar historia.”
Gjerë në ora dy e gjysëm të natës afër 60 dashamirës vazhduan të festojnë dhe të bisedojnë. Dashamirësit u shoqëruan nga rapsodi Avni Gjocaj, i cili i përcjellur edhe nga Hajriz Berisha që e përcjellte me fyll
tradicional Shqiptar, kënaqën dashamirësit me muzikën e pastër tradicionale Shqiptare. Duhët kujtuar edhe atmosferën festive të tipit karaoke kur mbas orës dymbëdhjet dashamirës improvizuan me Avni Gjocaj të këndonin këng tradicionale Shqiptare të gjithë së bashku.
Pjesëmarrës në këtë mbrëmje festive të 28 nëntorit ishin 164 ambasador Shqiptar të cilët që të gjithë kontribuan që kjo mbrëmje të jetë vërtet magjike kur për disa orë në sallë dukej të ishte një Shqipëri ideale
në të cilën gjithçka ishte e organizuar “nga Shqiptarët për Shqiptarët”, në të cilën nuk kishte dallim klasash, krahinash, partish apo fesh. Kjo mbrëmje vërtet ishte në imazh të vizionit të Shoqërisë e cila synon të ngrej një kuadër bashkëpunimi në të cilin secili sjellë ngapak nga vetja që gjithësia të forcohët, të gëzohët, të arrin
suksese gjithmon më të larta.
Në kuzhinë darka po përgaditej për tu shërbyer |
Besojmë se Shoqëria ka arritur me këtë mbrëmje të demokratizoj 28 Nëntorin duke e organizuar nga Shqiptarët për Shqiptarët, duke pajtuar veçantit lokale dhe individuale me gjithësinë Shqiptare. Prandaj le të falemderojmë edhe një herë të gjithë vullnetarët, të gjithë pjesëmarrësit fal të cilëve kjo mbrëmje ka qenë vërtet magjike për ne të gjithë.
Jemi munduar që bashkatdhetarët mos ta kujtojnë 28 Nëntorin vetëm si një obligim prezence formale por ta përvetësojnë plotësisht dhe ta ndjejnë. Shpresojmë secili ta ketë përvetësuar fal këtij mundimi të bukur kolektivë, fal këtij ansambli mundimëve të paramenduara dhe spontane të shumta që ka qenë Festa e 28 Nëntorit 2010 në Lion. Sikur e ka thën një filozof i ndritur francezë Monteskiy “Nëse nuk ndjeni çfarë dua t’ju tregoj, atëherë s’kam thënëasgjë”.
Shpresojmë të gjithë të keni ndjerë atmosferën vëllazërore dhe suksesin dhe kënaqësinë që kemi patur të gjithë fal koordinimit të punës dhe aksionëve tona individuale e kolektive. Prandaj, le ta përsërisim edhe njëherë : në Festën e 28 Nëntorit në Lion Shoqëria Bashkimi Shqiptar ka pasur privilegjin e pjesëmarrjës së 164 ambasadorëve nga më të denjtit Shqiptar.
Urime 28 Nëntorin të gjithë Shqiptarëve kudo që ndodhën dhe ngado të vijnë!
Rrofshi ô Shqipëtar !
Jetë të gjatë Flamurit të Shqipës!
E përjetshme është Shqipëria!